​Dy të vdekur dhe 155 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 1845 teste dhe 155 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë.

Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë kryer 111 791 teste për COVID-19.