​Dy të arrestuar për ryshfet në Gjakovë

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Pas pranimit të informacioneve nga ankuesi i rastit, Policia e Kosovës ka aplikuar masat e fshehta të hetimit, saktësisht “blerje të simuluar”, me ç’rast është arrestuar në flagrancë një kontabilist i cili nga ankuesi kishte pranuar 500 euro, para të cilat janë pranuar për të dyshuarin tjetër – inspektor i ATK-së.

Gjatë zbatimit të kësaj urdhërese është arrestuar edhe i dyshuari tjetër – inspektor i ATK-së.

Lidhur me rastin, personat e dyshuar të arrestuar janë D. F. (1977) dhe B. H. (1990).

Pas intervistimit të të dyshuarve, në konsultim me prokurorin kompetent, me vendim të tij i dyshuari D.F. – inspektor i ATK-së – është ndaluar në mbajtje, ndërsa i dyshuari B.H. është liruar në procedurë të rregullt.