​Dushan Janjiq: Nuk do të ketë dialog

Propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte, është një precedent që do të ndikojë në situatën në Kosovë, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dusan Janjiq.

“Kjo është një fazë e hershme e procesit që mund të ketë pasoja të menjëhershme politike për situatën në Kosovë në drejtim të intensifikimit të konfrontimeve brenda-shqiptare dhe forcimit të kërkesave për zgjedhje të reja dhe largimin e presidentit,” tha Janjiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

“Pra, Kosova mund të merret me zgjedhje gjatë gjithë këtij viti, dhe më pas nuk do të ketë dialog,” shtoi Janjiq.

Sipas tij, opsioni i parë që i dërguari amerikan Richard Grenel ka para tij tani është të caktojë një takim të ri në korrik ose gusht, por ‘duhet të kihet parasysh se ekziston një luftë parazgjedhore në Amerikë, dhe se nuk ka marrëveshje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë’.

“Në një situatë të tillë, rreziku rritet që Beogradi të tërhiqet në rrethana brenda-amerikane dhe, për shembull, të nënshkruajë një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Grenell, dhe që Donald Trump do t’i humbasë zgjedhjet” që padyshim nuk e kanë fotografinë e plotë”, vlerësoi ai.

“Nuk do të ketë dialog. Nuk e shoh pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të shkonte në Uashington. Vizita mund të përdoret për bisedime për lobim, por edhe kjo do të mbetej nën hijen e ngjarjeve aktuale,” beson Janjiq.