​Dorëhiqet qeveria sllovake për shkak të blerjes së vaksinës ruse

Kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen sot për të lehtësuar krizën politike të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për blerjen e vaksinës ruse kundër virusit Sputnik V.

Është qeveria e parë evropiane që bie për shkak të pandemisë, por një koalicion prej katër partish do të mbetet në pushtet, duke shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidentja Zuzana Chaputova pranoi dorëheqjen dhe i dha mandatin për formimin e qeverisë, ish-ministrit të Financave, Eduard Heger, i cili, ashtu si Matoviq, vjen nga Partia Njerëzit e zakonshëm. Ai njoftoi të dielën se do të pranonte mandatin për formimin e qeverisë.

Kriza qeveritare ndodhi kur një marrëveshje e fshehtë u nënshkrua në fillim të marsit, të cilën Sllovakia nënshkroi për prokurimin e dy milionë dozave të vaksinës ruse kundërCOVID-19, Sputnik V.

Matoviq urdhëroi vaksinën ruse pavarësisht kundërshtimit nga partnerët e koalicionit.

Sllovakia është goditur rëndë nga pandemia e virusit korona. Me disa ndryshime, kabineti i Heger pritet të jetë i njëjtë me Matoviq dhe kryeministri i ri mund të betohet këtë javë.