​Digjen 4 hektarë arra në Deçan

Rreth katër hektarë ku ishin të përfshira rreth 800 fidane të arrave janë përfshirë nga zjarri në fshatin Carrabreg i Epërme, të komunës së Deçanit.

Sipas Policisë, ende nuk dihet se si ishte shkaktuar zjarri. Përveç fidanëve ishte dëmtuar tërë sistemi i ujitjes. Rasti është duke u hetuar.