​Dështuan në provimin e maturës, vetëvriten 21 nxënës

Rreth 21 maturantë kanë vrarë veten në shtetin e Teleganas në Indi, pasi u shpallën rezultatet e provimit.

Viktimat e fundit ishin një djalë dhe një vajzë me 28 prill, gjersa i pari kërceu para një treni në hekurudhë, ndërsa vajza i vuri flakën vetes.

Sipas policisë dhe prindërve, të dy studentët i kishte nxitur drejt veprimit deprimimi ndaj provimit.

Zyrtarë të qeverisë pranuan se kanë pasur një “dështim serioz” me sistemin e ri teknologjik që u përdor për korrigjimin e provimeve.

Politikanët kanë apeluar studentët që të mos ndërmarrin asnjë veprim ekstrem dhe të vlerësojnë jetën e tyre.

Nga rreth 1 milion studentë, rreth 300 mijë dështuan në provimin e këtij viti, me një rritje në krahasim me vitin 2018.