​Deputeti i PDK-së: Moj e mira nëpër talla në kallabllak njihet budalla

Deuteti i PDK-së, Bajrush Xhemaili, derisa diskutohej projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, ka përmendur një thënie popullor, duke thënë se për këtë projektligj po flitet shume dhe po shtrembërohen shumë fakte.

“U fol tepër shumë dhe për këso raste dikur është kallabellek e thuhet një fjalë popullore, moj e mira nëpër talla në kallabullat njihet budalla. E këtu vërtet është fol shumë dhe vërtet janë shtrembëruar shumë fakte. Unë do të mundohem vetëm një fakt me qëndruar. A u çliruam vet apo na çliruan të tjerë. Ne vërtet nuk u çliruam vet por ne ishim ata që e organizuam luftën dhe të tjerët na ndihmuan dhe pikërisht që ishte luftë e drejt e çlirimtare, na ndihmuan të tjerët. Ata që thonë se na çliruan të tjerët, madje nuk thotë qe ne fare por të tjerët na kanë çliruar, unë mendoj që e kanë një hallë, ata e dinë pse, ndoshta edhe nuk kanë qenë këtu pari ose nuk e di pse por një hallë të madh e kanë”, tha ai.

Ai shtoi se po mos të ishte lufta çlirimtare, askush nuk do të vinte të na çlirojë, duke thënë se “shumë njerëz të mirë ju shqiptarët dhe po iu çlirojmë”.