​Deputeti i LVV-së lavdëron Qeverinë Kurti, kritikon opozitën për xhelozi

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka lavdëruar Qeverinë Kurti për punën 100 ditore të ekzekutivit. Sipas tij, asnjë qeveri e kaluar s’ka punuar më shumë në sundim të ligjit dhe fushën e politikës së jashtme.

Rexhaj në seancën plenare, ku po debatohet për punën e kabinetit qeveritar, kritikoi edhe opozitën për xhelozi dhe opozitarizëm, siç tha ai.

“Për 100 ditë pune, asnjë qeveri e mëparshme nuk ka punuar aq shumë. Asnjë qeveri s’ka treguar suksesin e saj në menaxhimin e pandemisë, ringjalljen ekonomike, sundimin e ligjit, rendit si dhe fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes”, shtoi Rexhaj.

Ai iu drejtuar opozitës, se s’mund të sillen njëjtë kur janë në pushtet, ashtu sikur kanë qenë në opozitë, pasi janë ndërruar rolet.

“Sigurisht që ne ndryshe jemi sjellë kur kemi qenë në opozitë, ndryshe jemi sot kur jemi në qeveri. Rolet tashmë janë ndryshuar. Unë e mirëkuptoj xhelozinë e kolegëve tanë, sepse nuk po munden ta bëjnë opozitën si duhet. Madje e kanë shterpe dhe me tema të cilat janë boshe”, tha ai./kp/