​Deklarata e pavarësisë vendoset në kryeqytet

Prishtina është qyteti i parë në të cilin ka mbërritur Deklarata e Pavarësisë.

Për gjatë tri ditëve, sheshit “Nënë Tereza”, iu është shtuar një akt i veçantë i shtetit ku qytetarët do të kenë mundësi nga afër të shohin Deklaratën e Pavarësisë.

Ndërsa, pak momente më parë Deklarata e Pavarësisë është nisur nga Kuvendi i Kosovës në 6 qendrat tjera kryesore të Kosovës.