​Dallavere me emrat e votuesve nga diaspora, arrestohet një person në Aeroport

Një person është arrestuar mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, i cili dyshohet se së bashku edhe me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora).

Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.