​Covid-19, vdes një mësues në Skenderaj

Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.

Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili në emër të komunës dhe në emrin e tij personal, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.

“Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli”, ka shkruar ai.