​Cilat janë gënjeshtrat ruse dhe e vërteta për gjendjen e Boris Johnson?

Qeveria e Britanisë së Madhe ka akuzuar Rusinë për përhapjen e dezinformatave pasi mediat në vend njoftuan se kryeministri Boris Johnson është vendosur në respirator pasi është prekur me COVID-19.

Johnson u pranua dje në spital pasi kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

Qeveria britanike përshkroi raportet nga mediat ruse si dezinformata në lidhje me atë se Johnson është vendosur në respirator.

“Njësitë speciale në qeverinë tonë kanë vërejtur një rritje të raporteve të rreme që nga shpërthimi i koronavirusit. Është kritike që ne t’i mohojmë ato shpejt”, thuhet në reagim.

Downing Street gjithashtu nuk pranoi të konfirmojë nëse Johnson kishte pneumoni, por ata insistuan se ai ishte në disponim të mirë.

“Kryeministri u pranua në spital për t’u testuar për kujdes paraprak,” tha një zëdhënës.

Johnson postoi gjithashtu në Twitter dhe përsëriti informacionin nga Downing Street, duke falënderuar edhe mjekët.