​Chelsea s’ka të ndalur, triumfon ndaj Cityt dhe kalon në finale të Kupës FA

Trajneri gjerman Thomas Tuchel po e drejton Chelsean në rrugën e duhur për të fituar trofe të rëndësishëm.

“Blutë” e Londrës kanë kaluar në finale të Kupës fa duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Golin vendimtar në këtë takim me shënoi Hakim Ziyech në minutën e 55’ pasi u asistua nga Timo Werner.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet nesër ndërmjet Leicester Cityt dhe Southamptonit.