​Chelsea mposht West Hamin dhe merr tri pikë jetike në luftë për vendin e katërt

Një fitore me shumë vlerë ka ardhur për Chelsean në xhiron e 33 të Premierligës angleze.

“Blutë” e Londrës kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj West Ham Unitedit, skuadër me të cilën janë në luftë direkte për vendin e katërt në tabel.

Goli i realizuar nga Timo Werner në minutën e 43’ ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së Thomas Tuchel për ta siguruar kështu vendin e katër momentalisht me tri pikë më shumë se rivali i sotëm.

Chelsea ka 58 pikë në vendin e katërt kurse West Hami mbetet në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë. Deri në fund të këtij edicioni të Premierligës angleze kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar.