​Britania raporton rënie të numrit të infektuarve me COVID dhe rastet me vdekje

Në Britaninë e Madhe, 12.155 njerëz të tjerë u sëmurën me virusin korona sot dhe u regjistruan 215 vdekje, sipas të dhënave të qeverisë britanike.

Numri i pacientëve në Britaninë e Madhe vazhdon të bjerë, pasi 15.871 pacientë u sëmurën të shtunën dhe kishte 479 vdekje, raporton Reuters.