​Britani e Madhe – 563 të vdekur për 24 orë

Në Britaninë e Madhe, 563 njerëz vdiqën brenda 24 orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.352, tha sot qeveria britanike.

Në deklaratë thuhet se deri në 8 të mëngjesit janë konfirmuar 29.474 pacientë, ose 4,324 pacientë më shumë sesa të martën.