​Blerim Reka, kandidat i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut

Blerim Reka, në zgjedhjet e radhës presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat për president të këtij vendi.

KosovaPress mëson se Reka do të kandidoj si i pavarur, por që do të përkrahet nga opozita shqiptare.
Blerim Reka ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.

Ende nuk bëhet e ditur se cilat parti të tjera do të përkrahin kandidaturën e Rekës për president. Ai ditë më parë ka thënë se shqiptari vështirë i fiton votat për president, ndërkohë, sipas tij, maqedonasi vështirë bëhet President pa votat e shqiptarëve. “Shqiptari, vështirë i fiton votat për President. Maqedonasi, vështirë behet President pa fituar votat shqiptare.

Zgjidhja? Vice-President Shqiptar; apo zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi?”, ka thënë Reka, raporton KosovaPress. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 21