​Bixhoz i paligjshëm në Drenas, mbyllet lokali

Policia në Gllogoc raporton se me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit me dyshimin për kryerjen e veprës organizim të skemave dhe bixhozit të paligjshëm.

Me ç’rast si prova materiale janë sekuestruar shtëpiza kompjuteri 13 copa, një lexues i tiketave të lojërave si dhe bileta të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë.

loading…