​Bitcoin mbi nivelin 20.000 dollarë për herë të parë në histori

Vlera e bitcoin theu nivelin e 20.000 dollarëve sot, për herë të parë në histori, për shkak të rritjes së kërkesës midis investitorëve institucionalë për monedhën digjitale.

Monedha virtuale më e vlefshme në botë tregtohet për rreth 20,600 dollarë, që është një rritje çmimi prej 5.6 për qind, sipas të dhënave të tregut të kompanisë Coin Metrics, duke rritur rritjen totale të vlerës së saj nga fillimi i vitit në më shumë se 180 për qind, raporton CNBC.

Analistët thonë se ngritja e fundit e çmimeve u inkurajua nga investitorë të mëdhenj si Paul Tudor Jones dhe Stanley Drakenmiller, të cilët “zhvendosën” fondet e tyre në monedhën digjitale dhe kompanitë e teknologjisë si Square dhe Micro Strategists gjithashtu u përqendruan në blerjen e bitcoin.

Vlera më e fundit rekord e bitcoin u kujtoi shumë vëzhguesve të tregut rritjen e saj të madhe nga viti 2017, kur iu afrua çmimit prej gati 20.000 dollarësh, e ndjekur nga një rënie e pjerrët vitin e ardhshëm në nivelin e afërsisht 3.000 dollarë amerikanë.