​Bislimi: Në zgjedhjet e ardhshme pa problem do të vijmë te gjysma e deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dashur të tregojë nëse do të hyjë në partneritet me ndonjërën nga partitë tjera politike në zgjedhjet e ardhshme.

Nënkryetari i kësaj partie Besnik Bislimi në Debat Plus në TV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje në këto zgjedhje do të sigurojë gjysmën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme, ne pa probleme vijmë te gjysma e deputetëve, plus deputetët nga iniciativa e Vjosa Osmanit. Do të bashkëpunojmë me partitë tjera politike të komuniteteve, por jo edhe me Listën Serbe”, tha ai.