​Biden bën të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e qeverisë dhe kompanitë e mëdha

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi për masat e reja kundër koronavirusit që kërkojnë nga punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore.

Masat përfshijnë një detyrim vaksinimi për miliona punonjës të qeverisë federale dhe vijnë ndërsa Biden përballet me presionin për të luftuar një tjetër rritjet të rasteve të të infektuarve. Mbi 650,000 amerikanë kanë vdekur nga Covid-19 që nga nisja e pandemisë dhe tashmë spitalet janë në kapacitetet e tyre maksimale.

Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, Biden urdhëroi Departamentin Amerikan të Punës që të kërkojë nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë punëtorë të urdhërojnë vaksinimin ose të kërkojnë dëshmi të një testi negativ të koronavirusit të paktën një herë në javë.

Urdhri do të prekë rreth 80 milionë punëtorë.