​Besian Mustafa: Kemi vullnetin për marrëveshje me VV

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se partia e tij vazhdon të ketë vullnetin për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se ë kanë të qartë që i vetmi partner për qeverisje është partia e Albin Kurtit.

“E kemi bërë të qartë që i vetmi partner është Lëvizja Vetëvendosje. Kemi vullnetin që të kemi një marrëveshje me Vetëvendosjen”, tha ai.

I pyetur se a do të ketë kryeministër të hënën, ai tha se beson që do të ketë.