​Bartomeu jep deklaratë të fortë pas dorëheqjes nga Barcelona

Tashmë ish-presidenti i Barcelonës, Josef Maria Bartomeu, edhe zyrtarisht është larguar nga posti i presidentit të Barcelonës dhe menjëher pas këtij vendimi, ai ka zbuluar detaje të rendësishme, derisa ka deklaruar se ndihet krenar që i ka shërbyer këtij klubi, përcjell KosovaPress.

“Unë e deklarova dorëheqjen time dhe të pjesës tjetër të bordit të drejtorëve. Është një vendim i menduar mirë, i qetë, i ndarë nga të gjithë kolegët e mi”, tha në fillim Bartomeu.

“Ne e kemi lënë klubin në duart e menaxherit dhe shpresojmë se ai mund të përmbushë qëllimet tona mes kësaj pandemie. Ne nuk donim të përjetësoheshim në qeverisjen e klubit, siç kam dëgjuar për muaj. Pse nuk dhamë dorëheqjen më herët? Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, gjëja më e lehtë do të kishte qenë largimi, por duheshin marrë disa vendime. Dhe kjo duhej të bëhej në mes të një krize globale të paparë.”, vazhdoi Bartomeu.

“Ne jemi klubi më i dashur në botë, me numrin më të madh të tifozëve në rrjetet sociale, zyrat e Hong Kongut dhe New York-ut janë prova e kësaj. Vendimi për të punësuar Koeman dhe përballja me tregun e transferimeve të verës duhej të merrej nga ky menaxhment. Skuadra duhej rinuar, inercia dhe dinamika ndryshoi. Kjo nënkuptonte largimin e lojtarëve themelorë. Dua t’i falënderoj për kontributin e tyre. Ne kemi sjellë shumë të lojtarë nga Barça B. Rinovimi i ekipit në muajt e fundit duhet të bëhej më herët.”

“Ka qenë një nder për t’i shërbyer klubit. Gjatë viteve si drejtor dhe president, jam përpjekur ta plotësoj këtë pozitë me respekt, përgjegjësi dhe ndershmëri. Ata thonë se unë kam një kapacitet të madh për rezistencë, por unë gjithmonë kam thënë që autokritika na bën të fortë. Kishte mosrespekt. Jam fyer, kërcënuar, si unë, ashtu edhe familja ime. U tha që kishim interesa të fshehura, gjëra për të fshehur dhe se donim të shmangnim miratimin. Akuza të rreme, me interesa politike dhe elektorale. Ne nuk kishim asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve të Marsit.”, deklaroi në fund Bartomeu.