​Barcelona – Juventus, sfidë prestigji në “Camp Nou”, Messi përball Ronaldos, formacionet zyrtare

Një përballje jo e madhe për nga rëndësia e pikëve, por padyshim shumë interesante për shkak të fuqisë së dy skuadrave, do të zhvillohet në kuadër të Grupit G, ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Kjo ndeshje e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në “Camp Nou”, do t’i vë përball dy nga futbollistët që kanë bërë tashmë histori në botën e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon të cilët ishin ballafaquar në shumë raste në kohën kur portugezi ishte pjesë e Real Madridit.

Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Araujo, Griezmann, Pjanic, Messi, Lenglet, Pedri, Trincao, Alba, De Jong

Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, McKennie, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo