​Asnjë rast i ri me koronavirus në komunën e Malishevës

Në raportin e fundit të publikuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, në Komunën e Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe ky përbën një lajm shumë të mirë për Malishevën, pasi bëhet fjalë për mbi 50 mostra të cilat janë analizuar dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet drejtori i IKSHP-së, Dr.Naser Ramadani, në një bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka informuar se mbi 50 mostra që janë analizuar, të gjitha kanë dalë negative.

Në mesin e mostrave, ishin edhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Malishevë dhe ky përbën lajm të mirë për Malishevën.

Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, nënkryetari Hajdin Berisha, ju bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi këto këshilla janë e vetmja armë e suksesshme për ta luftuar këtë pandemi që e ka kapluar tërë botën.