​Arrestohet profesori që kritikoi autoritetet kineze për epideminë COVID-19

Autoritetet kineze arrestuan profesorin Su Zhangrun, i cili kritikoi veprimet e shtetit në krizën e shkaktuar nga epidemia e virusit korona.

Miqtë e Su thonë se rreth 20 vetë u shfaqën në shtëpinë e tij në Pekin herët në mëngjes, duke marrë kompjuterin dhe dokumentet e tij, raporton BBC.

Ai u la në arrest shtëpiak në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.