​Arrestohet për kanosje në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur një mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur më 30 mars, në ora 21.00, ndërsa personi është arrestuar dje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.