​Arrestohet për falsifikim të dëshmive për vaksinim, i lidhte me sistemin e Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me iniciale B.M. lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 të Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit antiCOVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Serbisë.

Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.