​Arrestohet një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Siç bën të ditur Policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “kanosje” .