​Arrestohet i dyshuari për grabitje me armë në një furrë në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Personi i dyshuar me datën 22.02.2019 kishte hyrë në një furrë buke i maskuar dhe duke përdorur një mjet të mprehtë nën presionin e kanosjes kishte vjedhur kasafortën me të holla si dhe një telefon mobil e po ashtu gjatë përleshjes me viktimën ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore.

“Pas një pune operativo-hetimore me datën 28.02.2019 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar: S. S. mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.