​Arrestohen tre persona të dyshuar për përleshjen në Shkabaj (EMRAT)

Paraditen e sotme, rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast lëndim të rëndë trupor, saktësisht therje me thikë.

Të arrestuarit janë L. J, mashkull 21-vjeç, J. J, mashkull 26-vjeç, si dhe A. H, mashkull 33-vjeç, që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.

Rasti kishte ndodhur të premten e 1 janarit në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë, thikë.

Që nga dita e raportimit hetuesit policorë kishin filluar me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.

Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast.