​Arrestohen pasi kapen duke vjedhur dru në pyll

Dy persona janë arrestuar në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, pasi që të njëjtit janë hasur duke vjedhur dru në pyll, si dhe janë shfaqur shumë agresiv ndaj zyrtarëve policor.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse tjetri lirohet në procedurë të rregullt.