​Arrestohen dy priftërinj në SHBA – ftuan besimtarët në kishë

Dy priftërinj janë arrestuar në Florida dhe Luiziana, për shkak të thirrjes së besimtarëve për të shkuar në meshë, përkundër masave kundër përhapjes së epidemisë me koronavirus.

Besimtarët në SHBA, nga ana tjetër, për të respektuar ndalimin e tubimeve fetare dhe rregullin e detyrueshëm të distancës sociale, detyrohen të lënë tempuj dhe t’i zëvendësojnë me helikopterë, siç bëri Florida në zonën përreth qytetit më të vjetër të Amerikës – Shën Augustine- ku një prift ka bekuar njerëzit e mbledhur në plazh duke u lutur nga një helikopter.