​Ambasadori i Malit të Zi e pranon se Kosova me fusnotë ishte gabim teknik

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë Ferhat Dinosha pasi që vendi fqinj paraqiti sot në një dokument zyrtar Kosovën me fusnotë, e që më pas u tha se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili ndërkohë ishte përmirësuar.

Në bisedën telefonike me ministren Haradinaj-Stublla, ambasadori Dinosha tha se është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi se bëhet fjalë për gabim teknik.

“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, u shpreh ambasadori Dinosha.

Ndryshe, në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi shteti i Kosovës shfaqej me fusnotë dhe sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim, i cili u përmirësua shpejt.