​Ambasada e ShBA-ve: Duke ndjekur udhëzimet dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka përgëzuar përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.

“Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e ambasadës.