​Aksident i rëndë në Gramsh, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çekrez, ku automjeti tip benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Ndërsa mësohet se të plagosurit, ku shumica janë shtetas sirianë, paraprakisht u dërguan në spitalin e Gramshit.

Por mësohet se dy prej tyre janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa pritet të niset dhe pjesa tjetër.

Mendohet se sirianët kanë ardhur nga Korça në drejtim të Gramshit përmes rrugës së Moglicës. Për të evituar rrugën nga Pogradeci Librazhdi etj ku ka më shumë kontrolle.

Mendohet se automjeti ka rënë nga një lartësi mbi 100 m.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.