​Agim Veliu sërish nuk ndërron mendje, nuk hedh votë në kutinë ku po votohet për Vjosa Osmanin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu nuk ka votuar në votimin e parë të raundit të dytë për president.

Veliu nuk ka votuar edhe në tri përpjekjet e raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, e cila nuk mori votat e mjaftueshme.

Osmani ka marrë 69 vota në raundin e parë, të cilat janë të pamjaftueshme për postin e presidentit.