​Ademi: Maradona i papërsëritshëm për magjinë që i dha futbollit

Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit botëror Diego Armandso Maradona.

Ademi e ka konsideruar Maradonnan si të papërsëritshëm për magjinë që ia dhuroi futbollit si dhe idhull i shumë gjeneratave.

“I papërsëritshëm për magjinë që i dha futbollit. Idhull i shumë gjeneratave dhe një nga më meritorët që kjo lojë vazhdon të jetë sporti më i dashur në botë. Maradona ishte unik dhe i tille do të kujtohet gjithmonë.”, ka shkruar Ademi.