​AAK i reagon ‘kryetarit’ të PDK-së: S’kërkuam përkrahje nga Enver Hoxhaj, por nga Thaçi e Veseli

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ushtruesit të detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se nuk kanë votë për Ramush Haradinajn.

Përmes një postimi në Facbook, Kadrijaj ka thënë se nuk kanë kërkuar përkrahje nga Enver Hoxha, por nga themeluesit e PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Po ashtu ajo ka ripërsëritur se Haradinaj në këto rrethana është kandidati i duhur për të qenë president.

Ky është reagimi i saj:

Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs.

Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!