​800 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Dy viktima dhe 800 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, një rritje kjo e skajshme krahasuar me dje kur ishin shënuar 397 raste, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 800 qytetarë: 160 në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe etj.

Aktualisht janë 6.433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Lezha dhe një 72-vjeçar nga Saranda.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131.608 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria ka kryer 1.005.541 testime totale, prej të cilave 140.521 kanë rezultuar pozitivë. Numri i të shëruarve është 131.608, raste aktive janë 6.433, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.480 persona.