​73 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit e gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 73 aktakuza kundër 89 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një  (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Kanosja”. Gjatë ditës se hënë  Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza ndaj gjithsej tetë (8) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,  ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm si dhe ka ngritur, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.