​5 viktima dhe 207 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2698 testime nga të cilat 207 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, ndërsa 538 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.