​4 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e pandemisë të koronavirusit në Shqipëri për 48 orët e para 2021.

Sipas ministrisë, dje kanë qenë 407 raste dhe 5 viktima, ndërkohë që sot rastet kanë qenë 268 raste dhe viktimat 4. Sipas autoriteteve, 21 pacientë ndodhen në terapi intensive, 3 pacientë janë të intubuar.

Më 1 janar janë kryer 1858 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki: 154 raste në Tiranë, 33 në Shkodër, 23 në Durrës, 20 Lushnje, 14 Vlorë, 13 Kurbin, 12 Elbasan, 12 Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, etj.

Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive: 49 raste në Tiranë, 30 në Fier, 29 Shkodër, 21 Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34.353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 58.991 raste, prej tyre 34.353 janë të shëruar, 23.448 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.190 persona./A2