​4 të lënduar nga ndeshja e trenit me një veturë te Përroi i Njelmët në Prishtinë

Katërt persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes së një treni dhe një veture sot rreth orës 16:00 në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

FOTO ILUSTRIM