​4 mijë maturantë të Prishtinës i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës

4 mijë maturantë të Prishtinës në 29 qendra sot i janë nënshtruar pjesës së parë të Testit të Maturës, ku testit i janë nënshtruar në lëndën e gjuhës shqipe dhe angleze.

Testimi i maturantëve të kryeqytetit ka filluar në orën 9 dhe nuk është paralajmëruar për ndonjë problem. Ishte paralajmëruar se do të vendoseshin zhurmues të valëve për të shmangur çdo formë të kopjimit, por një gjë e tillë nuk është realizuar.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr Ali Sokoli”, me ç’rast ka thënë se deri më tani çdo gjë është duke shkuar mirë. Ai tha se pret që të ketë rezultate reale.Sa i përket mos vendosjes së zhurmueseve të valëve, Bytyqi shpreson që ato do të vendosen për pjesën e dytë të testimit.

Ndërsa, ka potencuar se nuk do të ketë ndëshkime për ata që zihen duke kopjuar.Kurse, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se në të gjitha shkollat testimi ka filluar me kohë dhe nuk është raportuar ndonjë problem.

Nesër, testimit do t’i nënshtrohen maturantët e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit, më 14 qershor regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa me 15 qershor regjioni i Pejës dhe Mitrovicës. E njëjta renditje do të jetë edhe për pjesën e dytë të testimit që do të mbahet nga 19 deri më 22 qershor.
Provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.