​35 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni të Veriut gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.738 teste të kryera kanë regjistruar 1.320 raste të reja me Covid-19.

Në Shkup janë regjistruar 604 raste të reja, Kumanovë – 80, Manastir – 72, Veles – 62, Ohër – 60, në Kavadar dhe Shtip nga 44 raste të reja, Prilep – 43, Gostivar – 40, Gjevgjeli – 38, Tetovë – 29, Strumicë – 28, Negotinë – 23 , Strugë – 20, Koçani – 19, Kërçovë – 18, Në Radovish dhe Berovë janë regjistruar nga 10 raste të reja , në Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë nga 9 raste, Resnjë, Vinicë dhe Bogdanci nga 7 raste, Delçevë, Vallandovë dhe Krushevë nga 6, Demir Kapijë – 5, Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë nga 4, kurse në Makedonski Brod dhe Dojran janë regjistruar vetëm nga një rast.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 514 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 brenda 24 orëve e kanë humbur 35 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 126.230 raste, prej të cilëve 104.345 janë shëruar, kurse 104.345 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 18.243 raste aktive me virusin korona, 9159 prej të cilave vetëm në Shkup. Në vendin tonë gjithsej deri më tani janë realizuar 612.694 testime për Covid-19.