​32 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

32 persona kanë humbur jetën pas infektimit me COVID-19, këtë të hënë në Maqedoninë Veriore.

Pesë viktima janë regjistruar në Gostivar, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë, tre në Strugë, nga dy në Kumanovë, Prilep dhe Shtip dhe nga një në Strumicë, Koçanë, Gjevgjeli, Radovish, Ohër dhe Dellçevë.

299 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 2.638 teste të kryera.
Numrin më të lartë të infektimeve e ka Shkupi, me 209 raste vetëm sot.

14.077 të infektuar aktiv janë aktualisht në të gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se 545 persona janë shëruar, shifër kjo më e larta, për sa i përket të shëruarve brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinimin të mësuesve dhe prindërve të nxënësve, të cilët më 1 shtator fillojnë vitin e ri shkollor.