​1 minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që sot në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Hoti ka pritur dje përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka shkruar ai në facebook.