​ Zbulohet një virus i ri në Kinë, e mundshme një pandemi e re

Shkencëtarët kinezë kanë identifikuar një lloj të ri të virusit të gripit që mund të bëhet një pandemi, raporton sot BBC.

Kohët e fundit është shfaqur në derra, por njerëzit gjithashtu mund të infektohen.

Studiuesit janë të shqetësuar se ajo mund të pësojë mutacione dhe të fillojë të përhapet lehtësisht nga personi në person dhe të shkaktojë një infeksion global.

Megjithëse nuk është ende një problem, shkencëtarët deklarojnë se ai ka “të gjitha tiparet” e përshtatshmërisë së lartë te njerëzit dhe është e nevojshme të monitorohet me kujdes.

Për shkak se është i ri, njerëzit kanë pak imunitet ndaj tij, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët në revistën “Proceedings of the National Academy of Science” shkruajnë se masat për kontrollin e shpejtë të virusit te derrat dhe monitorimin e kujdesshëm të punëtorëve në industrinë e derrave duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur.