Vdes kryetari i Degës së LDK-së në Graçanicë, Imri Ajeti
Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.
Lajmin e ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka ngushëlluar familjen Ajeti.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.
Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thotë Mustafa.